Spitali Rajonal Lezhë

Bie nga skela teksa po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin! Shoqërohet administratori i firmës

15 Prill 2023, 08:30| Përditesimi: 15 Prill 2023, 14:50

  • Share

LEZHË- Një punëtor ndërtimi humbi jetën, pasi u aksidentua në punë në zonën e Kunës në Shëngjin. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të së shtunës, kur Arjan Lazri ra nga skela dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të shumta në kokë e trup.

Gjatë punës, 45-vjeçari ka rënë nga lartësia e objektit në ndërtim në zonën bregdetare.

Policia shoqëroi në komisariat administratorin e firmës së ndërtimit, Agim Keci, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Punës po kryen verifikime pasi dyshohet se nuk janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.

Ky është aksidenti i katërt në pune me pasojë vdekjen brenda pak muajsh në Qarkun e Lezhës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?