Policia e Tiranës

Bie nga pallati në ndërtim ku po punonte, 26-vjeçari transferohet me urgjencë në Spital në Tiranë

23 Maj 2023, 16:59| Përditesimi: 23 Maj 2023, 17:00

  • Share

Një 26 vjeçar ka rënë nga pallati në ndërtim teksa po punonte dhe ka përfunduar në spital në Tiranë. Policia në informacionin paraprak bën me dije se bëhet fjalë për E.H 26 vjeç, teksa po punohet për hetimin e ngjarjes.

“Më datë 23.05.2023, në rrugën "Besnik Hidri", në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç. Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.   Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme ne përditësim...

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?