Foto ilustruese

Bie nga lartësia në objektin në ndërtim, plagoset punëtori në Kamëz

16 Shkurt 2020, 12:10| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 12:19

  • Share

TIRANË-Një 40-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar në ndërtimin e një godine. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:30 në rrugën "OSBE".

I plagosuri që ra aksidentalisht duke punuar në banesën në pronësi të personit me inicialet R.M. është 40-vjeçari me inicialet R.D.

Sipas policisë punëtori i plagosur është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?