Bie nga kati i katërt i pallatit ku jetonte, vdes 21-vjeçarja në Durrës

24 Maj 2023, 12:41| Përditesimi: 24 Maj 2023, 13:56

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 21-vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht.

Sipas policisë rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja D. M., 21 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?