Italia e kërkonte për vjedhje! Arrestohet 40-vjeçari me 4 emra, i dënuar me 10 vite burg

18 Prill 2020, 09:30| Përditesimi: 18 Prill 2020, 14:55

  • Share

TIRANE-Policia ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për vjedhje. I arrestuari është Shkëlqim Çela (Çypi), alias Arian KontiI, alias Fatjol Perleka, alias Shkelqim Qypi, 40 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Udines në Itali e ka dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 624 dhe 625, të Kodit Penal Italian. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?