Foto ilustruese

Bie në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë, plagoset 22-vjeçari grek

3 Shtator 2023, 22:14| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 22:17

  • Share

VLORË- Një 22-vjeçar nga Greqia ka mbetur i plagosur pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorës. Shtetasi grek H. S, rreth 22 vjeç, banues në Athinë Greqi, është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati shtetasi grek H. S., rreth 22 vjeç, banues në Athinë Greqi, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?