Foto ilustruese

Bie ndjeshëm ekonomia e dytë më e madhe e Azisë! Japonia pritet të pësojë tkurrjen më të madhe vjetore pas rënies së konsumit privat

15 Nëntor 2022, 07:33| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 07:35

  • Share

JAPONI- Japonia po pëson tkurrje në ekonominë vendase të paparashikuar e të papritur këtë tremujor. Reçesioni është shkaktuar pas rënies së konsumit privat dhe rritjes së kostove të importit.

Ekonomia e dytë më e madhe e Azisë u tkurr me 0.3 për qind gjatë periudhës korrik-shtator, treguan të dhënat zyrtare të martën, pas tre tremujorësh radhazi rritjeje.

Ecuria më e keqe se sa pritej përkthehet në një tkurrje vjetore prej 1.2 për qind.

Konsumi privat, i cili përbën më shumë se gjysmën e ekonomisë së Japonisë prej 5 trilion dollarësh, u rrit 0.3 për qind, shumë më poshtë fitimit prej 1.2 për qind të tremujorit të mëparshëm.

Ndërsa investimet e korporatave u rritën, investimet private për banim ranë, tha zyra e kabinetit të Japonisë. Ndërkohë, rritja e kostove të importit kompensoi një rritje prej 1.9 për qind në eksporte, sipas të dhënave zyrtare.

Përveç ngadalësimit të ekonomisë globale dhe erërave të kundërta, përfshirë luftën në Ukrainë, Japonia është përballur me një rënie të jenit, gjë që ka përkeqësuar presionet në rritje të kostos së jetesës për familjet dhe bizneset.

Monedha japoneze ra në nivelin më të ulët të 32 viteve në tetor, duke arritur në 151 jen për dollarin amerikan, megjithëse që atëherë ajo ka rikuperuar disa nga humbjet e saj.

Kryeministri japonez Fumio Kishida muajin e kaluar zbuloi një paketë stimuluese prej 260 miliardë dollarësh që synon të mbështesë ekonominë.

"Ne duam të mbrojmë jetesën e njerëzve, punësimin dhe bizneset, duke forcuar ekonominë tonë për të ardhmen," u tha Kishida gazetarëve në atë kohë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?