SHISH

Hakerat rusë sulmojnë faqen e SHISH dhe të Gardës së Republikës, disa orë jashtë funksionit

13 Tetor 2023, 20:49| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 00:13

  • Share

Një grup hakerash rusë kanë sulmuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Gardës së Republikës së Shqipërisë pasditen e sotme.

Lajmi u mësua nga vetë hakerat në një postim në faqen e tyre në aplikacionin telegram, ndërsa nga jashtë faqja dukej që kishte rënë. 

Burimet e Shqiptarja.com bëjnë me dije se kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare të webit, pasi hakerat nuk kanë arritur të hyjnë për të marrë informacione.

Shqiptarja.com mëson se të njëjtin sulm ka pasur dhe pak javë më parë dhe faqja online e bashkisë së Tiranës, faqja e Kuvendit apo dhe faqja e hekurudhës së përgjithshme.

Në orën 22:00 faqja e SHISH iu kthye funksionit. Ky sulm vjen pas atyre kibernetike të Iranit në Gusht të 2022-shit.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 13/10/2023 22:13

    Prap ruset na sulmojne ata jane djali!? Po I gjati qe beri te zgjuarin e sulmon ruset nuk ka faj!? Ti biesh ne qafe tjetrit cfare pret te thote faleminderit Mos e kruani me ruset

    Përgjigju
    • Kanani: 14/10/2023 07:59

      Ik o mondi te nai hoxh apo prift te shkrujn se le nam. Sa per te gjatin aq mir ja beri atyre nuk ishte vetem mllef per ne po ishte edhe per kosoven e per gjithcka.

    • Frroku: 14/10/2023 05:52

      Jane Ruset e Ndroqir qe bejne hata me internet....

    • Or tej: 14/10/2023 00:29

      Vetem nje rakete supersonike mbi kryeministri duhet or teeeejjjjj

    • @Mondi: 13/10/2023 23:36

      Ik o spiun Rus qe ke ngren burse studimi ne Rusi.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?