Dëborë në Kroaci

Bie dëbora e parë në Kroaci, moti i ftohtë përfshin gjithë vendin

17 Shtator 2022, 20:48
  • Share

Kroacia prej tre ditësh është përfshirë nga moti i ftohtë ku ka pasur reshje të dendura shiu, por edhe dëborë në veri.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kroacisë, temperatura më e ulët sot u  shënua në stacionin matës Zavizhan, ku temperatura në orën 14:00 ka qenë zero gradë.

Kaq ka mjaftuar që kjo majë malore në Velebitin Verior të zbardhet nga mbulesa e borës.

Duket se reshjet e para të borës në Europë kanë nisur, pasi më herët gjatë ditës ka rënë borë edhe në Slloveni, më saktësisht në majën Kredarica.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?