Borë në Korçë, vështirësi në qarkullim, rrugët pa mirëmbajtës për pastrimin! Lëvizet vetëm me goma dimërore e zinxhir (VIDEO)

11 Dhjetor 2020, 22:40| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 09:36

  • Share

KORÇË- Reshjet e dendura të borës kanë filluar prej disa orësh në fshatin turistik të Dardhës, duke ofruar një pamje fantastike. Ndërkohë, këtë premte ka rënë edhe bora e parë në Voskopojë.

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha, trashësia e borës në Dardhë ka arritur në 5 cm. Në terren ndodhet një borëpastruese për të hapur rrugën dhe për kriposje, por duhet ndërhyrja e më shumë borëpastrueseve për të mbajtur situatën nën kontroll.

Disa prej akseve nuk kanë firma kontraktuese për hapjen e rrugëve, për shkak se APP ka ankimuar kontratat e tyre. Sektori i Qarkullimit Rrugor bën thirrje për vendosjen e zinxhirëve dhe gomave dimërore, pasi prej km 9 - km 12 ka vështirësi në ngjitje drejt fshatit Dardhë.

Ndërkohë për Report Tv prefektura e Korçës shprehet se firmës aktuale i ka mbaruar leje dhe ende  është duke u prokuruar ankimimet dhe deri në përfundim të shqyrtimit të ankimimit do të mirëmbahen nga firmat aktuale. Behet me dije se akset pa kontraktor janë Korçë-Dardhë, Korçë-Qarrë-Ersekë-Leskovik. Korçë-Dogana Goricë dhe Korçë-Lozhan Moglicë, por fatmirësisht ende nuk kanë shfaqur problematika të theksuar për shkak të reshjeve të dëborës.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?