Lumi Buna

Shkodër/ Po peshkonte, 65-vjeçari rrëshqet aksidentalisht në ujërat e lumit Buna! Polumbarët e forcat RENEA në kërkim për gjetjen e trupit

17 Dhjetor 2023, 14:40| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 15:46

  • Share

SHKODËR- Një 65-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujërat e lumit Buna në Shkodër.

Policia njofton se rreth orës 11:55, teksa po peshkonte në bregun e lumit Buna, 65-vjeçari H.S, banues në Mitrovicë, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit.

Prej 3 orësh, policia po vijon kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me palumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?