Foto ilustruese

Kronikë

Bie aksidentalisht në kanal, humb jetën 80-vjeçari në Kavajë

14 Qershor 2021, 15:28| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 15:40

  • Share

Një 80-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kavajë, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kanal.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Hajdaraj, ndërsa nuk bëhen me dije të tjera detaje për rrethanat e ngjarjes, nëse i moshuari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga rrëzimi, apo nëse kanali ishte i mbushur me ujë dhe ai është mbytur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?