Biden vaksinohet kundër Covid-19

24 Shtator 2023, 20:20| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 20:21

  • Share

Presidenti i SHBA-së Joe Biden është vaksinuar përsëri kundër Covid-19 të shtunën, si dhe ka bërë vaksinën vjetore kundër gripit.

Autoritetet shëndetësore amerikane rekomandojnë që të gjithë amerikanët mbi moshën 60 vjeç të vaksinohen kundër Covid.

Javën e kaluar ata miratuan gjithashtu një vaksinë të re kundër Covid-19 nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, e cila synon variantet e koronavirusit që po qarkullojnë aktualisht, raporton agjencia e lajmeve amerikane Associated Press.

Numri i shtrimeve në spital të lidhur me Covid-19 është rritur javët e fundit në SHBA, por suksesi i fushatës së re të vaksinimit ende mbetet i paqartë, pasi vetëm 17% e popullsisë amerikane është vaksinuar me dozë përforcuese.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?