Joe Biden

Biden: Twitter përhap gënjeshtra në mbarë botën

5 Nëntor 2022, 12:13| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 12:17

  • Share

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha të premten se Elon Musk kishte blerë një platformë të mediave sociale, Twitter, e cila përhap gënjeshtra në të gjithë botën.

Twitter pushoi gjysmën e fuqisë punëtore të premten, por kompania deklaroi se shkurtimet ishin më të vogla në ekipin përgjegjës për parandalimin e përhapjes së dezinformatave, pasi reklamuesit tërhoqën shpenzimet mes shqetësimeve për moderimin e përmbajtjes.

Në një mbledhje fondesh Biden tha: "Dhe tani për çfarë jemi të gjithë të shqetësuar?! Që Elon Musk del dhe blen një kompani që vetëm përhap gënjeshtra në të gjithë botën. Nuk ka më redaktorë në Amerikë. Nuk ka redaktorë. Ne presim që fëmijët të jenë në gjendje të kuptojnë se çfarë rreziku përbën ajo kompani?".

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve se Biden kishte qenë i qartë për nevojën për të reduktuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.

"Kjo gjë shtrihet në Twitter, ai shtrihet në Facebook dhe çdo platformë tjetër të mediave sociale ku përdoruesit mund të përhapin dezinformata", tha ajo.

Musk ka premtuar se do të rivendosë lirinë e fjalës, por reklamuesit kryesorë e kanë shprehur shqetësimin e tyre prej muajsh.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?