Bota

Biden: Samiti një mundësi për forcuar marrëdhëniet transatlantike dhe luftuar kërcënimin rus

14 Qershor 2021, 13:05| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 13:14

  • Share

Samiti i NATO-s i pari që kur Joe Biden është zgjedhur president i SHBA është parë si një mënyrë për të forcuar marrëdhëniet transatlantike të dëmtuara gjatë presidencës 4 vjeçare të ish-presidentit Donald Trump. Synim  i cili u konfirmua dhe u ripërsërit nga presidenti Joe Biden dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“ Ne kemi shumë sfida të reja. Ne kemi Rusinë, e cila nuk po sillet ashtu siç pritet dhe Kina po ashtu. NATO, është tejet e rëndësishme për SHBA. Besoj dhe e kam thënën këtë gjithmonë, është një obligim i shenjtë. Kur SHBA, u sulmuan për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, NATO iu gjend pranë. SHBA janë gjithmonë në krah të Evropës”, tha Biden.

Një synim për forcimin e këtyre marrëdhënieve u deklarua edhe nga kryeministri italian Mario Draghi.

“ Ky samit është vazhdimësi e Samitit të G7 të mbajtur në ditët e fundit. Jemi këtu për të ri konfirmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të fuqishme transatlantike”, tha Draghi.


Lajmi kryesor:

Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Për të luftuar Kinën e Rusinë, duhet forcuar bashkëpunimi SHBA-BE! I pranishëm dhe Rama


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?