Biden: Premtoj 100 milionë vaksina për SHBA-në në 100 ditët e para (VIDEO)

9 Dhjetor 2020, 09:29| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 00:11

  • Share

100 ditët e mia të para si president i SHBA nuk do t’i japin fund pandemisë, por do të ndryshojnë kursin  e saj, është shprehur kështu presidenti i zgjedhur Joe Biden.  Biden premtoi 100 milionë vaksina Covid në 100 ditët e tij të para në detyrë. 

“100 ditët e mia të para nuk do t’i japin fund virusit COVID-19. Unë nuk mund ta premtoj këtë. Ne nuk hymë në këtë gjendje në një kohë të shkurtër. Do të duhet pak kohë për tejkalimin e pandemisë”, ka thënë Biden.

Duke prezantuar ekipin e tij shëndetësor, ai u bëri thirrje amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë. Ndërkohë një ditë më parë një raport hapi rrugën që një vaksinë Pfizer / BioNTech të miratohet dhe të përhapet për amerikanët.

Ndërkohë Presidenti aktual Donald Trump ndoqi një samit në Shtëpinë e Bardhë të programit të tij të vaksinimit Covid të quajtur Operation Warp Speed ​​dhe përshëndeti miratimin e pritur të vaksinave.

Presidenti Trump tha: "Ata deklarojnë se është një mrekulli dhe unë mendoj se është e vërtetë. Çdo amerikan që dëshiron vaksinën do të jetë në gjendje të marrë atë dhe ne mendojmë se deri në pranverë do të jemi në një pozicion që askush nuk do ta kishte besuar të jetë e mundur vetëm disa muaj më parë”.

Një ditë më parë edhe SHBA i hapi rrugën miratimit të vaksinës Pfizer Biontech, e cila ka nisur të përdoret në Britani të Madhe.

Sipas studimit të Universitetit Johns Hopkins, SHBA ka regjistruar nivelet më të larta globale të rasteve dhe viktimave, më shumë se 15 milion raste të të infektuarve dhe 285,000 viktima.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?