Presidenti i SHBA, Joe Biden duke ngrënë akullore

Biden përgjigjet duke ngrënë akullore për armëpushimin në Gaza: 'Jemi afër'

27 Shkurt, 13:06| Përditesimi: 27 Shkurt, 13:10

  • Share

Dihet dobësia e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për akulloret. Gjatë një eventi fushate në New York të organizuar me donator, vëmendjes së Biden nuk i kanë shpëtuar akulloret. Presidenti ishte në shoqërinë e komedianit dhe moderatorit Seth Meyers me të cilin do të kryente një intervistë.

Biden u ndoq edhe nga gazetarët të cilët nuk kanë ngurruar ta pyesin atë edhe për luftimet në Gaza. I pyetur për një armëpushim të mundshëm mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, Biden përgjigjet se një gjë e tillë është afër.

“Shpresoj nga fundjava. Këshilltari im i sigurisë më thotë që jemi afër. Shpresa ime është që nga e hëna të kemi një armëpushim”, tha Biden.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?