Joe Biden

Biden mban në detyrë drejtorin e FBI-së të emëruar nga Donald Trump

21 Janar 2021, 21:37| Përditesimi: 21 Janar 2021, 21:46

  • Share

Presidenti Joe Biden i ka kërkuar drejtorit të FBI-së Christopher Wray të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, ndonëse ai ishte emëruar nga Donald Trump.

Zoti Wray ishte shpesh në shënjestër të ish-Presidentit Republikan Donald Trump për shkak të refuzimit të tij për të mbështetur pretendimet e rreme për manipulime në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ai udhëhequr FBI që nga viti 2017, kur Presidenti i atëhershëm Donald Trump e emëroi atë për të pasuar James Comey, shkarkimi i të cilit çoi në emërimin e Robert Mueller si këshilltar special për të hetuar lidhjet midis fushatës Trump dhe Rusisë.

Sekretari i shtypit Jen Psaki tha se Biden ka në plan të mbajë Wray në majën e byrosë hetimore.

"Presidenti Biden synon të mbajë Drejtorin e FBI Wray në rolin e tij dhe ai ka besim në punën që po bën", shkruajti Psaki.

Vendimi i Biden për të mbajtur si shef të Byrosë Federale të Hetimit u mirëprit nga kryetari i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff.

Christopher Wray u bë drejtor i FBI-së në një moment turbullirash të jashtëzakonshme që kishin përfshirë byronë dhe vendin. Ai ka shërbyer me profesionalizëm dhe integritet të madh. Jam i lumtur që Presidenti Biden synon ta mbajë në detyrë zotin Wray", tha zoti Schiff.

Shtatorin e kaluar Wray u tha ligjvënësve të një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet presidenciale, duke përhapur disinformata ndaj kandidatin Joe Biden.

Komento

Komente

  • Kerpac: 21/01/2021 21:56

    Po ky ka qen me LSI pse e mban akoma ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?