Presidenti Biden: Marrëveshja me Kievin i tregon Putinit unitetin tonë

14 Qershor, 09:03| Përditesimi: 14 Qershor, 09:22

  • Share

“Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina bënë një hap përpara në forcimin e mbrojtjes së Kievit në luftën për pavarësinë e tij”, kështu shkruan presidenti Joe Biden në një postim në aplikacionin X pasi liderët e 7 vendeve më të industrializuara në botë (G7)  u mblodhën dje (13 qershor) për samitin 3 ditor që mbahet në Pulia, në Italinë jugore.

Diplomatët e 7 vendeve ranë dakord që ti japin Ukrainës 50 miliardë dollarë hua duke i përdorur asetet e ngrira ruse për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar të vendit.

Për presidentin amerikan Biden marrëveshja i tregon Rusisë se vendet do të qëndrojnë të bashkuara.

“Duke nënshkruar një marrëveshje për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës për të mbrojtur veten dhe për të penguar agresionin e ardhshëm, ne po i tregojmë Putinit se qëndrojmë të bashkuar tani dhe në dekadat në vijim”, këmbënguli presidenti amerikan.

Ukraina dhe Rusia shkëmbyen sulme me dronë mëngjesit të sotëm (14 qershor), një ditë pasi Grupi i Shtatë (G7) vendeve më të industrializuara u pajtua t’ia japë Kievit një hua prej 50 miliardë dollarësh duke përdorur asetet e ngrira ruse. Forcat e Armatosura të Ukrainës (FAU) thanë se kundërajrorët e tyre i rrëzuan të gjithë 17 dronët e llojit Shahed, me të cilët Rusia i sulmoi shtatë rajone ukrainase, ndërsa nuk u raportua për viktima apo dëme.

 

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?