Presidenti amerikan Joe Biden

Biden konfirmon planin për mbështetjen e Ukrainës, SHBA do të dërgojë 31 tanke Abrams M1

25 Janar 2023, 18:45| Përditesimi: 25 Janar 2023, 18:52

  • Share

1674657498_fghbd.jpg

Pas vendimit të Berlinit për të çuar tanke dhe dronë në Ukrainë, Joe Biden shpalli konfirmmin e dërgimit të 31 tankeve, me vlerë 400 milionë dollarë, në Kiev.

Tanket do të ndërtohen nga General Dynamics Corp dhe do të financohen nga programi i Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës. Ato do të “prodhohen posaçërisht” dhe nuk do të merren nga arsenali i Pentagonit. Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë konfidenciale një zyrtar i lartë i administratës Biden, para ndërhyrjes së paralajmëruar të presidentit amerikan. Do të duhen "muaj" që tanket të dorëzohen, shtoi ai.

"Ne do të fillojmë stërvitjen sa më shpejt të jetë e mundur. Me Abrams, Kievi do të arrijë objektivat strategjikë," tha Biden. Furnizimi i Abrams është i barabartë me një "batalion", tha presidenti amerikan duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa pas tij ishin Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken .

SHBA do të furnizojë gjithashtu Kievin me pjesë këmbimi dhe pajisjet e nevojshme për menaxhimin e tankeve.

 "Nuk ka asnjë kërcënim për Rusinë në të gjitha këto. Ne po ndihmojmë Ukrainën të mbrohet", nënvizoi presidenti amerikan.


Lajmi kryesor:

Tanke gjermane dhe amerikane në ndihmë të Ukrainës! Biden bisedë telefonike me liderët europianë! Zelensky kërkon raketa me rreze të gjatë


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?