Biden i prerë me Netanyahun: Mbështetja amerikane për luftën varet nga masat e reja për mbrojtjen e civilëve

4 Prill, 22:09| Përditesimi: 4 Prill, 22:11

  • Share

1710055254_joebidenbenjaminnetanyahu.JPG

Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu 

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyhau, në lidhje me zhvillimet e fundit në Gaza.

Mësohet se Biden i ka bërë të qartë Netanyahut se e ardhmja e mbështetjes amerikane për luftën në Gazë varet nga masat e reja që do të merren për mbrojtjen e civilëve dhe punonjëve humanitarë.

Dy zyrtarët zhvilluan një bisedë telefonike disa ditë pasi sulmet izralite vranë 7 punonjës humanitarë në Gazë duke shtuar një tjetër ndërlikim në marrëdhënien e tendosur mes tyre.

“Ai e bëri të qartë nevojën që Izraeli të njoftojë dhe të zbatojë masa të reja, konkrete, të veçanta dhe të qarta për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmave”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë pas bisedës mes dy udhëheqësve.

“Ai e bëri të qartë se politika e SHBA-ve lidhur me Gazën do të përcaktohet nga vlerësimi ynë mbi veprimet e menjëhershme të Izraelit për marrjen e këtyre masave”.

Biden, po ashtu i kishte thënë kryeministrit izraelit se “një armëpushim i menjëhershëm është kyç” dhe i kishte bërë thirrje Izraelit të arrinte një marrëveshje “pa vonese”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Biseda mes tyre u zhvillua pasi organizata Ëorld Central Kitchen, e themeluar nga José Andrés për të dërguar ushqime në zonat e shkatërruara, bëri thirrje për një hetim të pavarur lidhur me sulmet izraelite që vranë 7 punonjësit humanitare, mes tyre edhe një qytetar amerikan.


Lajmi kryesor:

Lufta në Gaza/ Biden: Mbështetja e SHBA për Izraelin varet nga masat e reja për mbrojtjen e civilëve


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?