Biden hedh poshtë politikat e Trump për ndryshimet e klimaterike

28 Janar 2021, 12:12| Përditesimi: 28 Janar 2021, 12:17

  • Share

Në përpjekjen më ambicioze të SHBA për të vënë Presidenti Joe Biden nënshkroi urdhra ekzekutivë për të shndërruar ekonominë e fuqishme, nga përdorimi i lëndëve djegëse dhe karburanteve në energji të pastër. Direktivat synojnë të ruajnë 30 përqind të tokave dhe ujërave në 10 vitet e ardhshme. Plani gjithëpërfshirës i Biden ka për qëllim zvogëlimit e dëmit të shkaktuar në ngrohjen globale nga djegia e lëndëve fosile.

Urdhrat shënojnë drejtimin e ri të presidentit demokrat sa i takon agjendës mbi klimën dhe ambientin, që kthen mbrapsht politikat e paraardhësit të tij Donald Trump, pasi ai ishte përpjekur të maksimizonte prodhimin e naftës, gazit dhe minerareve amerikane.

Përpjekja e tij mbart gjithashtu një rrezik politik për presidentin dhe demokratët pasi shtetet prodhuese të naftës dhe qymyrit përballen me humbje të vendeve të punës dhe rrit ndjeshëm varësinë e SHBA në energjinë e pastër siç janë era dhe energjia diellore.

Biden ka vendosur një qëllim për të eliminuar ndotjen nga karburantet fosile në sektorin e energjisë deri në 2035 dhe nga ekonomia amerikane në përgjithësi deri në vitin 2050, duke shpejtuar atë që tashmë është një rritje e drejtuar nga tregu e energjisë diellore dhe të erës dhe të zvogëlojë varësinë e vendit nga nafta dhe gazi.

Biden pranoi rrezikun politik, duke deklaruar në mënyrë të përsëritur qasja e tij do të krijonte vende pune në sektorët e energjisë së rinovueshme për të kompensuar çdo humbje në naftë, qymyr ose gaz natyror. Ish-Presidenti Donald Trump,  e kishte tërhequr më parë vendin nga marrëveshja e klimës në Paris, hapi më shumë toka publike për prodhimin e qymyrit, gazit dhe naftës dhe dobësoi rregulloren për emetimet e karburanteve fosile. 61 përqind e energjisë elektrike të vendit vjen nga gazi natyror dhe qymyri, 20 përqind nga energjia bërthamore dhe 17 përqind nga era, dielli dhe energji të tjera të rinovueshme. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?