Deb Haaland

Biden, emëron të parën amerikane autoktone në udhëheqjen e Departamenti të Brendshëm

18 Dhjetor 2020, 10:49| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 10:53

  • Share

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bëri një zgjedhje tjetër historike për kabinetin e tij, me emërimin e një amerikaneje autoktone për udhëheqjen e Departamentit të Brendshëm.

Deb Haaland do të jetë në krye të agjencisë që mbikëqyr tokat publike të vendit, tha ekipi i tranzicionit i Bidenit.

Nëse Haaland, e cila i përket fisit Laguna Pueblo dhe është përfaqësuese në Kongres, konfirmohet, ajo do të jetë amerikania e parë vendase që mban një post të kabinetit kombëtar.

Haaland tha në një deklaratë të Enjten se një "zë" si i saj "nuk ka qenë kurrë një sekretar i Kabinetit ose në krye të Departamentit të Brendshëm."

Biden gjithashtu ka emëruar Michael Reganin, i cili është afriko-amerikani i parë që është bëhet administrator i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit. Si sekretar të transporit Biden ka emëruar Pete Buttigieg.

Të gjitha nominimet duhet të miratohen nga Senati i Shteteve të Bashkuara. Presidenti i zgjedhur, Biden, inaugurohet më 20 Janar

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 18/12/2020 12:23

    Ardhja ne pushtet e zotit Biden eshte shprese jo vetem per amerikanet, por per mbare boten.Udheheqes vizionar dhe shpirt demokratik i rrale.E meritonte zgjedhjen si president i 46 i USA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?