Biden e quajti 'vrasës' Putinin, Moska thërret ambasadorin rus në SHBA për konsultime

18 Mars 2021, 09:59| Përditesimi: 18 Mars 2021, 10:07

  • Share

Të mërkurën Moska thirri ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara për konsultime mbi të ardhmen e marrëdhënieve me SHBA-në.  Vendimi erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se Vladimir Putin do të "paguajë një çmim" për ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar. Në intervistën e tij të konsideruar deri diku shpërthyese, Biden e quajti homologun e tij rus të pashpirt dhe vrasës. 

Ministria e Jashtme Ruse tha në një deklaratë se kishte thirrur ambasadorin e saj, Anatoly Antonov, në Moskë për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve të Rusisë me Shtetet e Bashkuara. 

 "Gjëja kryesore për ne është të përcaktojmë mënyrat në të cilat mund të normalizohen marrëdhëniet e vështira ruso-amerikane, marrëdhënie të cilat janë zhytur në një qorrsokak nga Uashingtoni në vitet e fundit. Ne jemi të interesuar të parandalojmë degradimin e tyre nëse amerikanët njohin rreziqet e përfshira, " tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një deklaratë në faqen e saj.

Komentet e Biden erdhën pas bërjes publik të një raporti të inteligjencës amerikane, i cili theksonte se Putini ishte pas ndërhyrjes në zgjedhje të Moskës në Shtetet e Bashkuara, një akuzë që Rusia e quajti të pabazë.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?