Xi Jinping dhe Joe Biden

Biden dhe Xi bien dakord të ndalojnë fentanilin dhe rifillojnë dialogun ushtarak

16 Nëntor 2023, 10:08| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 10:11

  • Share

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe Presidenti kinez, Xi Jinping ranë dakord të mërkurën (15 Nëntor) për stabilizimin e marrëdhënieve të tyre të tensionuara. Po ashtu ata diskutuan edhe për ndalimin e prodhimit të fentanilin dhe rivendosjen e komunikimeve ushtarake.

Komunikimet ushtarake, Kina i ndërpreu pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin në gusht 2022.

“Ne i jemi rikthyer komunikimit të drejtpërdrejtë, të hapur të qartë dhe të drejtpërdrejtë në bazë të drejtpërdrejtë”, tha Biden.

Përveç kësaj, Biden tha se ai dhe Xi ranë dakord për komunikime të nivelit të lartë, raporton Reuters.

"Ai dhe unë ramë dakord që secili prej nesh të mund të marrë telefonatën direkt dhe ne do të dëgjohemi menjëherë”, tha Biden.

Por në një koment që mund të shqetësojë kinezët, Biden u tha gazetarëve më vonë se ai nuk e kishte ndryshuar pikëpamjen e tij ndaj Xi Jinping, i cili është shprehur se ai është një diktator.

"Epo, shiko, ai është. Dua të them, ai është një diktator në kuptimin që ai është një djalë që drejton një vend që është një vend komunist', tha Biden.

Xi i tha Bidenit se pikëpamjet negative të Partisë Komuniste në Shtetet e Bashkuara ishin të padrejta, u tha gazetarëve një zyrtar amerikan pas takimit.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?