Presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden kanë mbërritur këtë të diel në Londër për të bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeth. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka përshkruar monarken e ndjerë si “të mirë” dhe “të nderuar”.
Pasi nënshkroi librin zyrtar të ngushëllimeve për monarken, Biden shkroi se të gjithë ishin me fat që e kishin Mbretëreshën për 70 vite.
“Bota është më e mirë për shkak të Mbretëreshës”, mësohet të ketë shkruar Biden. Pas kësaj, presidenti i SHBA u shpreh se Elizabeth i kujtonte nënën e tij.
"Ajo pyeste, a je mirë? Ka diçka që mund të bëj për ju? Cfarë të nevojitet?' Dhe pastaj gjithashtu thoshte 'sigurohu që të bësh atë që duhet të bësh', tha ai.
Lajmi kryesor: