Joe Biden është presidenti me moshën më të madhe në historinë e SHBA, por ka shumë aspekte të veçanta në lidhje me moshën e presidentit të ri. Një nga aspektet më të veçanta të historisë së tij, është pikërisht viti i lindjes 1942. Kjo e lejon Biden të pretendojë një tjetër arritje historike: Biden është i pari dhe ka të ngjarë të jetë i vetmi president i brezit të humbur. Megjithëse gjeneratat janë një shkencë e pasaktë, Biden është presidenti i parë që ka lindur midis viteve 1928 dhe 1945. Me fjalë të tjera, mjaft i moshuar për të lindur para fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe mjaft i ri sa të mos ishte futur në ushtri para përfundimit të saj. Në të vërtetë, Biden është presidenti i parë që ka lindur para mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në gati 30 vitet e fundit. Çdo president duke filluar me Bill Clinton është anëtar i brezit Baby Boomer. Çdo president nga John F. Kennedy te George H.W. Bush lindi midis 1901 dhe 1927. Biden pati sukses atje ku anëtarët e tjerë të Brezit të humbur Michael Dukakis, Walter Mondale dhe John McCain kishin dështuar para tij.
Lajmi kryesor: