Bianka De Korvin, kontesha austriake që u torturua deri në çmendi nga Sigurimi! La Vienën për burrin shqiptar, por përjetoi ferrin komunist

6 Shkurt, 20:26| Përditesimi: 6 Shkurt, 20:49

  • Share

Dosja K në Report Tv sjell historinë e Bianka de Korvin, konteshës austriake që u çmend nga torturat e Sigurimit dhe historinë e saj me ekonomistin shqiptar Adem Balliçi.

Në Tiranën e viti 1942 do të binte në sy një çift mjaft i bukur, të sapomartuar. Bianka de Korvin dhe Adem Balliçi.

Ai ishte një financier shqiptar, i shkolluar në Austri dhe i përfshirë në qarqet elitare të Austrisë dhe Italisë së asaj periudhe, ndërsa ajo ishte një grua sharmante, konteshë austro-hungareze, me profesion gazetare.

Ishin njohur dhe dashuruar gjatë pushimeve në Itali dhe menjëherë ishin martuar dhe kishin vendosur ta vijonin jetën në Shqipëri. Por vetëm 4 vite lumturi do të kishin në jetën e tyre. Shqipëria nën regjimin komunist do të kthehej në një ferr për ta që në vitin 1946, kur do të arrestohej befas Bianka.

Dita e arrestimit të saj do të shkatërronte nga themelet jetën e bukur që ata kishin ndërtuar së bashku. Bianka do të provonte në trupin e saj torturat më çnjerëzore që mund t’i bëheshin një gruaje, dëshmitë mbi torturat e saj janë të rënda... aq sa imagjinata e gjithkujt që i dëgjon do të ishte sërish shumë larg atyre çka ajo përjetoi në atë ferr.

Më pranë realitetit mund të ketë qene vetëm Ademi, i cili pas daljes së saj nga burgu, do të dëgjonte makthet e saj në gjumë apo do të shihte hartën e plagëve të pafund në gjithë trupin e saj. Ishin njohur në ditë të bukura, plot pasion e ëndrra dhe po jetonin stinën e acartë në ferrin komunist.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lona: 06/02/2024 20:53

    Merrni ndonje koment ose deklarate nga Rama mewe punen e pare me komision te paguar e ka patur pikerisht me ... ish Sigurimin e Shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?