VIDEO/ Beyonce shtatzënë me fëmijën e katërt? Detaji që ngriti dyshimet

31 Gusht 2023, 20:36| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 20:43

  • Share

Pas performancave gjatë turit të saj “On The Run II”, së fundmi po aludohet se Beyonce është shtatzënë.

Dyshimet për një shtatzëni lindën pasi Beyonce u shfaq me një bark të rrumbullakosur në skenë, raportojnë mediat e huaja.

Spekulimet filluan menjëherë dhe fansat janë të sigurt se këngëtarja është shtatzënë dhe po mundohet të fshehë barkun duke veshur veshje të lirshme.

Fansat janë të entuziazmuar nga ideja që Beyonce do të zgjerojë familjen me një fëmijë të katërt.

Tashmë mbetet vetëm konfirmimi nga vetë Beyonce.

Detaji më i rëndësishëm është se edhe shtatzëninë e saj me vajzën Blue Ivy, tashmë 11 vjeç, e konfirmoi gjatë një performance, duke krijuar një moment të paharrueshëm që la fansat e saj të mahnitur. 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?