Beyonce

Beyonce merr shifrën marramendëse për koncertin privat në Dubai, 24 milionë dollarë për 1 orë performancë! Akomodohet në suitën luksoze, 100 mijë dollarë nata

28 Shkurt 2023, 09:28| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 09:36

  • Share

Këngëtarja me famë botërore, Beyonce është kthyer në skenë pas 5 vitesh mungesë dhe pagesat që po merr janë shumë të mira. Së fundmi ka realizuar një performancë tërësisht private në Dubai, ku arriti të merrte plot 24 milionë dollarë.  

Performanca zgjati më pak se një orë, çka do të thotë se vetëm një minutë i kushton 330 mijë dollarë. Dubai, një prej shteteve të njohura për jetë luksi zgjodhi Beyonce për hapjen e resortit më të ri ‘Atlantis The Royal’.  

Koncerti privat ishte shfaqje plot ngjyra dhe muzikë ritmike. Përveç fishekzjarreve që i jepnin pamje madhështore performancës, Beyonce ishte kujdesur që në ekip të kishte 48 vajza që kërcënin krah saj. Në spektakël ishte e pranishme edhe vajza e yllit të popit, Blue Ivy, e cila këndoi pranë nënës së saj. Përfundimi i përformancës ishte nën notat e këngës së famshme ‘Drunk in love’ të shoqëruar me spektaklin e fishekzjarreve.  

Resorti ‘Atlantis The Royal’ ishte kujdesur edhe për akomodimin e këngëtares. Ajo qëndroi në suitën ku kushton 100 mijë dollarë nata, e cila është mbi 3 mijë metra katror dhe quhet ‘Rezidenca Mbretërore’. 

“Konsiderohet dhoma më e shtrenjtë dhe më e madhe në botë”, zbuloi CEO i hotelit duke shtuar se është si një vilë e vërtetë që ka 18 dhoma gjumi të lidhura me njëra-tjetrën. 

Kjo është mënyra që ka vendosur hoteli dhe resorti të reklamohet pa bërë asnjë kursim. Brenda hotelit, është zgjedhur që arredimi të jetë në ngjyrë floriri për të treguar se aty është “luksi i vërtetë”. Godina ka 43 kate me 231 apartamente dhe 795 dhoma, nga të cilat 102 janë suita, 44 prej të cilave kanë pishina brenda.

Komento

Komente

  • KritikAbsolut: 28/02/2023 10:39

    Po kjo nuk performoi ne boteror me justifikimin e te drejtave por kur vjen puna te leket ndryshon puna

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?