Beyonce dhe Rita Ora
bashkë në “50 Shades of Grey”

21 Korrik 2014, 11:28| Përditesimi:

  • Share
Këngëtarja Beyonce do të jetë pjesë e prodhimit kinematografik “50 Shades of Grey”, ku aktron edhe këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora. 

Beyonce e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet postimit në faqen e saj në Instagram të promos së filmit, i cili do të shfaqet për publikun më 14 shkurt 2015.

Nuk dihet cili do të jetë roli i Beyonces në këtë prodhim kinematografik por në klip paraqitet po e shohim personazhin kryesor Cristian Grey duke vështruar  nga dritarja e zyrës, një femër duke ngritur fustanin si dhe  frymëmarrjen e thellë të Beyonces.

Në këtë film Rita Ora luan rolin e Mia Grey, motrën e personazhit kryesor.

rita ora

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?