Marjana Semini dhe Bajram Begaj

Betohet para Presidentit gjyqtarja e re e Kushtetueses Marjana Semini! Të hënën e ardhshme Gjykata e Lartë voton për zëvëndësimin e Vitore Tushes

9 Janar 2023, 14:04| Përditesimi: 9 Janar 2023, 14:06

  • Share

Marjana Semini nga sot është anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Semini është betuar sot në institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenca njofton se pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj, Gjyqtarja Marjana Semini me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”. 

Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Marjana Semini  në detyrën e re të anëtares së Gjykatës Kushtetuese. 

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha, kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, znj. Klotilda Ferhati Bushka, përfaqësues të Delegacionit të BE-së si dhe OPDAT si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Marjana Semini ka plotësuar kështu një prej vakancave që ishin krijuar dhe institucioni i emërtesës ishte Kuvendi i Shqipërisë. Edhe pse ajo nuk arriti të merrte 84 vota ajo u emërua anëtarë e Kushtetueses për shkak se ishte e radhitura e para nga 3 kandidatët në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Semini mori 58 vota nga mzhoranca, kundrejt 14 për Ardian Dvoranin dhe 2 për Arta Vorpsin.

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese pritet të plotësohet për herë të parë me të gjithë kandidatët e saj që prej nisjes së procesit të vettingut. Me zëvendësimin e Vitore Tushës, kryetares në detyrë të Kushtetueses i ka mbaruar mandati që prej vitit 2017, të gjithë anëtarët do të kenë tashmë një mandat të plotë për herë të parë pas miratimit të reformës në drejtësi. Gjykata e Lartë ka njoftuar  se mbledhjen e Posaçme për zëvendësimin e Vitore Tushës do ta zhvilloje të hënën e 16 janarit ora 9:30.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?