'S'e hedh shtetin në Lanë'/ Betohen Gjuzi i Konservatorëve dhe tre 'dezertorë'! 115 deputetë në Kuvend (VIDEO)

8 Maj 2019, 10:49| Përditesimi: 8 Maj 2019, 15:56

  • Share

Indrit Hoxha sot nuk pranoi mandatin në Kuvendin e Shqipërisë duke refuzuar betimin, pavarësisht se dorëzoi dokumentet në KQZ.

Ndërkohë që katër kandidatë të tjerë u betuan. Klajdi Qama nga LSI, Kujtim Gjuzi, Koço Tahiri dhe Erjon Piciri nga PD-ja.

Në momentin e betimit pati edhe një replikë mes Gjuzit dhe Ruçit.

Kujtim Gjuzi: Betohem se do të jem gjithnjë në krah të qytetarëve, votës së lirë dhe Republikës së Shqiprëisë. Ky është parlament, këtu ka edhe njerëz që nuk duhet të ishin këtu. Por më mirë sesa të kemi një shtet që e kemi prej 107 vitesh dhe ta hedhim në bregun e Lanës, unë betohem se do ta ruaj me sa fuqi të kemë

Gramoz Ruçi: Ju lutem deklaratat i bëni më pas. Kështu është një kërkesë e Kushtetutës. Keni detyrimin, betoheni apo jo?

Kujtim Gjuzi: Betohem! Do të na e japsh fjalën patjetër

Deri tani, numri i deputetëve shkon në 115 (Tre pritet të betohen), 79 nga shumica dhe 36 nga opozita (15 LSI+21 PD) ndërkohë që duhen edhe 25 deputetë për të plotësuar numrin 140.

Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë
Tre nuk u dogjën që në fillim:

1.            Lefter Koka

2.            Myslim Murrizi

3.            Rudina Hajdari

Janë betuar:

1.            Ylli Shehu

2.            Aurora Mara

3.            Enver Roshi

4.            Edmond Rrushi

5.            Ediola Braha

6.            Edlira Hyseni

7.            Elda Hoti

8.            Ralf Gjoni

9.            Nimet Musaj

10.          Enada Kociraj

11.          Amra Borova

12.          Eugen Bojaxhi LSI Berat

13.          Klajdi Qama LSI Berat

14.          Lefter Maliqi

15.          Alban Zeneli

16.          Ligoraq Karamelo

17.          Majlinda Halilaj

18.          Arben Elezi

19.          Adriatik Alimadhi

20.          Korab Lita

21.          Halit Jakimi

22.          Arlind Çarçani

23.          Andi Përmeti PD  Korçë

24.          Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër

25.          Erjon Piciri PD Tiranë

26.          Artur Rroshi nga PD Tiranë

27.          Nikolin Staka nga PD Shkodër

28.          Zef Shtjefni nga PD Shkodër

29.          Kujtim Gjuzi  PD Durrës

30.          Koçi Tahiri PD Korçë

Në pritje:
Krenar Rryçi  PD Durrës
Kostaq Papa PD Tiranë

Dorëzimi sot formularin
Suzana Topi LSI Elbasan

PS + 79 mandate (Me 3 PDIU, Tom Doshi dhe Robert Bitri)
36 deri tani opozita e re
15 LSI
21  PD

115 Parlamenti

Ora 15:00
KQZ u jep mandatin e deputetit dy kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e sotme u ka dhënë mandatin edhe dy kandidatëve të tjerë  nga listat e PD-së. Konkretisht manditin e ka marrë Krenar Rryçi i rrethit  Durrës. Gjithashtu edhe Kostaq Papa që del nga listat e PD-së në Tiranë.

Ora 14:52
Vijojnë 'tradhtitë' nga LSI-ja, pranon mandatin një tjetër kandidate


Suzana Topi është emri i radhës nga listat e kandidatëve të LSI-së nga qarku i Elbasanit që dorëzon formularin e vetëdeklarimit në KQZ duke thyer vendimin e partisë për të pranuar mandatin. Me Topin që dorëzoi dokumentet numri i deputetëve nga listat e LSI-së në Kuvend shkon në 15, ndërsa 21 janë nga PD-ja.

Portreti i Kujtim Gjuzit, deputetit të listës Basha që do sillte 'Republikën e Re'
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?