Betlehemi në Kishën e Zojës në Shkodër/ Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit angazhimi për festën, edhe më i madh

25 Dhjetor 2023, 20:43| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 21:11

  • Share

Krishtlindja është e bardhë, vjen me mesazhe por edhe me një domethënie të veçantë. Shkodra në vetvete ka në simbolikën e saj krishtlindjen, besimi katolik i rrënjosur në shekuj është simbol i këtij qyteti.

Këtë vit, në këto krishtlindje Report TV është ndalur në një nga simbolet e Shkodrës, pranë Zojës së Këshillit të Mirë, apo siç të gjithë në Shkodër e njohin, Kisha e Zojës.

Përgatitjet në kishën e Zojës për kohën e ardhjes, kanë nisur prej javësh ndërkohë që për besimtarët, festa e krishtlindjes është një moment lutjeje por edhe reflektimi për të gjithë, por në mënyrë të veçantë për familjen

Betlehemi personifikon këtë festë dhe vetë besimtarët tregojnë mënyrën se si është realizuar këtë vit ndryshe nga herët e tjera ku në kishën e Zojës angazhimi ka qenë më i madh…

Kisha e Zojës, ka edhe një histori të veçantë. Është një nga kishat më të rralla në Ballkan, por ka edhe një formë shtegtimi dhe rikthimi, shtegtimi në shekullin e 14-të për t’u rikthyer sërish pas vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë në Shkodër në vitin 1993.

Rektori i Zojës së Këshillit të Mirë, Dom Artur Jaku këtë krishtlindje e kremton në këtë detyrë, ndoshta duke i përngjasuar deri diku edhe pajtores së Zojës së Shkodrës. Prej 6 vitesh ai ka studiuar në Vatikan duke iu besuar më pas kjo detyrë e rëndësishme nga Konferenca Ipeshkvore Shqiptare.

Zoja e Shkodrës është një lidhje e pandarë me Shkodrën, shprehet në intervistën e tij për Report Tv Dom Artur Jaku.

Në mesazhin e krishtlindjes, Dom Artur Jaku ndalet tek luftërat që sot janë aktuale në glob, në vendin ku lindi Jezusi, sot në konfliktin Izrael – Palestinë, por edhe në luftën e Ukrainës.

Dom Arturi, ndër të tjera flet edhe për emigrimin e shqiptarëve, një fenomen global që ka prekur normalisht edhe Shqipërinë, por në mënyrë të veçantë Shkodrën.

Kisha e Zojës ndriçon mbi Shkodër në këtë krishtlindje, si një mburojë e qytetit që përcjell mesazhe harmonie dhe solidariteti për të gjithë.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?