Bet’lehemi i gjallë, rituali që është kthyer në traditë në Vaun e Dejës! 11 mijë besimtarë krijojnë skenën e lindjes së krishtit në fshatin Hajmel

27 Dhjetor 2023, 19:15| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 19:37

  • Share

SHKODËR- I titulluar ‘Bet’lehemi i gjallë’ rikthehet rituali i tradicional i Krishtlindjeve në fshatin Hajmel në Vaun e Dejës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e këtij organizimi që bëhet për të pestin vit radhazi.

11 mijë besimtarë të krishterë risjellin historinë e lindjes së Jezusit, përmes skenave si në filmin kushtuar këtij momenti, me skena teatrale në qiell të hapur që i përngjan jetesës së antikitetet.

Kasolle të vogla prej druri dhe kashte, vatrat e zjarrit, rrahjet e hekurit, poçerinë, bluarjen e miellit, mprehjen e shpatave e çdo veprim tjetër që na kthen prapa në kohën e lindjes së Krishtit.

Kryeministri Edi Rama shkruan se ky event frymëzues do të vijojë edhe në datat 30 dhjetor dhe 1 janar duke u kthyer në një traditë të bukur festive që përfshin jo vetëm banorët e zonës, por edhe qindra vizitorë të tjerë të cilët ftohen të vijnë nga e gjithë Shqipëria për të qenë pjesë këtij organizimi emocional.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?