Betimi i gjyqtarëve/ PS-ja tërhiqet pas raportit të 'Venecia'-s, s'ia heq kompetencat Metës

21 Korrik 2020, 15:08| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 15:14

  • Share

Komisioni i Ligjeve miraton dekretin e Presidentit Meta për ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Mazhoranca u tërhoq nga ligji për mekanizmin zhbllokues në betimin e gjyqtarëve kushtetues, që kishte miratuar më herët.

Në 12 shkurt parlamenti miratoi ligjin, por presidenti e ktheu dekretin, ndërsa pas raportit të Komisionit të Venecias, shumica socialiste u tërhoq. Sipas deputetes së PS Klotilda Bushka mazhoranca i është referuar Komisionit të Venecias që ka kërkuar qartësim të ligjit.

Këshilltari për çështjet ligjore i presidentit  Meta, Bledar Dervishaj  tha se betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm para Presidentit dhe kjo nuk mund të ndryshonte me ligj.

Komento

Komente

  • pali: 21/07/2020 19:11

    Kjo qeveri nuk ka juriste, i pari qe dubet te zhduket eshte ky Manja i cili esh teresisht i pa afte. Te mos jene te zot te argumentojne krimet duke filluar ga Sali vrasesi, Like floriri euli i 250 mil. Euro te vjedhura ne rrugen e kombit eshte nje tmerr qe Rama do ta shkkoi ne zgjedhne se ka tradhetuar elektoratin e ndershem.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 21/07/2020 16:24

    Pazare te ndyra brenda KlanitSekt PS,PD,LSI. Duhma e rende qe çliron ky KlanSekt eshte bere e padurueshme. Vallja e korrupsionit,vrasjeve dhe e hajnive do ta kete nje fund. Ky popull nuk do duroj sic ka duruar,ai do ngrihet furishem ne zgjedhjet qe po vine. Piruetat e realizuara dhe ato qe regjia e KlanSektit ka planifikuar nuk do ta ndalin zemerimin popullor ndaj ketyre halabakeve te pushtetit e opozites qe hidhen e perdridhen si shtrigat e Harlemit. Numurimi mbrapsh ka filluar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?