Kosova & Rajoni

Beteja me flakët/ Greqia hap hetim për plan të organizuar, dyshime për veprimtari kriminale të qëllimshme

9 Gusht 2021, 15:45| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 15:50

  • Share

Mundësia e një plani të organizuar për zjarrvënie të qëllimshme ka bërë që Greqia të hapë një hetim mbi zjarret e shumta që kanë përfshirë vendin dhe kanë djegur me mijëra hektarë dhe shtëpi.

Prokurori i Gjykatës së Lartë Vassilios Pliotas, me urdhër të Prokurorisë së Apelit të Athinës ka kërkuar hetimin për katastrofën ekologjike.

Pliotas bën thirrje për një hetim në të gjitha drejtimet për zjarret katastrofike por edhe për kërkimin e provave që mund të nxjerrin në dritë ekzistencën e një organizate kriminale.

Do të jenë disa prokurorë të lartë që do të kryejnë hetime të pavarura për zjarret që kanë rënë nga Attika, Evia, Selanik dhe më tej.


 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?