Beteja e PD në Tiranë, Këlliçi 'ftesë' Ramës: Lëri batutat, flit për programin! Ne jemi ekipi fitues (VIDEO)

4 Shkurt 2021, 16:14| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 18:36

  • Share

Partia Demokratike zyrtarizoi dy ditë më parë armatën e emrave që do të drejtojnë fushatën në qarkun më të rëndësishëm në vend, Tiranën, e cila për herë të parë në këto zgjedhje do të prodhojë dy mandate më shumë.

Por a ka zgjedhur Lulzim Basha ekipin e duhur  përballë të besuarve të Edi Ramës, Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit? 

Pavarësisht rezultatit më 25 prill, Belind Këlliçi, i cili është deleguar në degët 6, 13, 15 dhe 16 ka bindjen se drejtuesit demokrat për fushatën në Tiranë, janë skuadra ideale.

“Ka caktuar një ekip që mishëron më së miri risitë, profesionalizmin, integriteti, karrierën politike, moralin, mbi të gjitha një ekip fitues përballë disa figurave të keqpërdorura, të keq formuara që sot janë simbol i të vjetrës në politikë“.

Favorite e sheh PD, në programin që ofron, ndaj e fton Ramën që të lërë sulmet dhe të flasë nëpërmjet alternativës që ofron.

“Ne kemi një program, po sulmohemi pse kemi një program ndërkohë që pala përballë nuk ka një alternativë përvec baltës dhe sulmit. Ka vetëm dy pika në alternativën e saj, timonin dhe tepsinë. Ne kemi një program të targetuar për cdo fashë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, rininë, turizmin, të gjitha shtresat shoqërore dhe të gjithë grupet e interesit do të gjejnë zgjidhje te programi jonë.

Kemi një program të bërë me ekspertët më të mirë, të huaj dhe vendas. Do të doja shumë ta shihja Ramën të fliste për programin, të fliste për alternativë, të fliste për ekonominë, për investime  të huaja, por nga mëngjesi në darkë e shihni me barcaleta, me tallava, me çitjane, duke rritur cmimet. Ti lejë batutat bajate dhe mendojë për qytetarët. Këto taktika janë fëminore, dhe kanë prodhuar të kundërtën e asaj që synontë kryeministri", tha ai.

Përballë socialistëve, Këlliçi thotë se PD ofron alternativën më të mirë, jo vetëm në program. Sipas tij, emrat me të cilët PD do të shkojë drejt 25 prillit, kanë ndryshime të dukshme nga kundërshtarët politikë.

“Ne kemi përballë atyre që kanë vendosur prsona me 5 identitete, me rekorde kriminale, i kanë bërë kryetar bashkie, i kanë bërë deputetë, ministra, ne kemi profesorë, intelektualë, ekipi i PD nuk krahasohet me ta, jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë", shtoi ai.

Gjatë një interviste për Report Tv, kreu i FRPD, i cili pritet të jetë për herë të parë kandidat për t’i përfaqësuar ata në parlament,  tha se rinia do të jetë prioritet i qeverisjes së demokratëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 04/02/2021 17:50

    Po hajt se me dyfishimin e arsimit do ta permiresoni dhe gjuhen shqipe

    Përgjigju
  • Lui: 04/02/2021 17:50

    As gjuhe shqipe nuk dini. Menyra urdherore e foljes "flas" eshte "fol" dhe jo "flit"

    Përgjigju
  • Cubel breca: 04/02/2021 17:11

    Ky po !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Te mbush trasten. Me kete,me nuk nocken,grid sumen do fitoj nga 3 ate me te gjatin.

    Përgjigju
    • Xhaja: 04/02/2021 17:20

      Ate do edhe ky!

  • gomari: 04/02/2021 16:33

    Cfar thote ky KRRICI, vetem ne gomeret do te votojme per PD, KRRICAT si puna jote nuk votojne se jane te vegjel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?