Ish-ministri i Jashtëm Besnik Muatafaj dhe kreu i PD Lulzim Basha

Politikë

Besnik Mustafaj për PD-në: Një parti që humbet zgjedhjet për herë të tretë është në krizë shumë të rëndë

6 Qershor 2021, 17:26| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 17:31

  • Share

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke folur për zhvillimet e fundit politike, me një fokus zgjedhjet në Partinë Demokratike, deklaroi PD-ja është në krizë të madhe. Kjo deklaratë e bërë nga një prej themeluesve të PD, lidhet me faktin se kjo parti ka humbur zgjedhjet për herë të tretë.

“Nuk do të bëj një nekrologji të PD. Unë jam një nga themeluesit e saj. Dua të them që një parti e madhe që humbet zgjedhjet për herë të tretë, sigurisht që është në krizë shumë të rëndë”, u shpreh Mustafaj për mediet në Shkodër teksa ishte i ftuar në një bashkëbisedim në një qendër rinore.

Mustafaj tha se është i dëshpëruar shumë nga defektet që ka politika në zbatimin e demokracisë.

“Unë jam një kozmopolit në bindjen e mia dhe në qasjet e mia. Dua që të udhëtoj nëpër botë duke qenë i vendosur në Shqipëri. Fati i Shqipërisë dhe i politikës së saj, dëshpërohem shumë nga defektet që ka politika në zbatimin e demokracisë. Po rrezikojmë të kemi një shoqëri apolitike. Këto shoqëri çojnë në minim të demokracisë”, shtoi ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?