Besimtarët në Shkodër festojnë Fiter Bajramin, myftiu: Politikanët po abuzojnë në emër të myslimanizmit (VIDEO)

24 Maj 2020, 11:30| Përditesimi: 24 Maj 2020, 13:29

  • Share

Besimtarët myslimanë në Shkodër kanë festuar Festën e Fitër  Bajramit duke kryer faljen e Bajramit në xhamitë e qytetit.

Nga xhamia e Parrucës gjatë ligjëratës së tij para besimtarëve myftiu i Shkodrës ka uruar mbarë besimtarët për këtë festë të rëndësishme, ndërkohë që deklaroi se ky shekull është shekulli i myslimaneve. Sakaq nuk munguan as kritikat ndaj politikës ku shpesh herë ka satirizuar me emrin e myslimanëve.

"Sot dëgjojmë dhe lexojmë që abuzimi me myslimanët dhe ermin e institucionit të tyre është bërë edhe satirik, me të cilën politikanët e këtij vendi gjuajnë njëri-tjetrin me deklarata shpesh të pavërteta. A nuk duhet ti vihet kufiri kësaj gjendje? Është shumë vonë madje për këtë, por si? Me fjalë, me ligjërata, me peticione, me vota, me heshtje apo me çfarë?"-  u shpreh Muhamed Sytari, myftiu i Shkodrës.

Festa e Fitër Bajramit vjen për mbarë myslimanët pas një muaji sakrificë i Ramazanit, një muaj i shenjtë për mbarë besimtarët.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani: 24/05/2020 15:09

    Ti si njeri I zotit qe merresh me politike,pse takove nje presiden qe lufton kundra shqiperise dhe nje dajdut me ze e figure turp per ty,je I vetmi Myfti qe merresh me politike,dhe vendi a e tije ty nuk te takon.

    Përgjigju
  • Ani: 24/05/2020 14:06

    Ky asht ushtari lsi ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?