Besimtarët katolikë kremtojnë festën e Zojës së Shkodrës

16 Tetor 2023, 17:11| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 17:26

  • Share

Këtë të hënë është përmbyllur 3 ditëshin festiv, me rastin e festës së Zojës së Shkodrës. Në kryeqendrën e Veriut prej kohëve të lashta nderohet me përkushtim të veçantë, figura e Zojës.

Mesha solemne u drejtua nga ipeshkvi, imzot Angelo Massafra. Në fjalën e tij para besimtarëve, imzot Massafra u ndal te luftërat në botë, ku tha se shumë luftëra zhvillohen në emër të Hyjit, por Hyji nuk ka lidhje me luftën. Ai u lut për paqe në tokën e shenjtë të Jeruzalemit.

“Luftrat shkaktojnë viktima të pafajshme. Hyji nuk ka lidhje me luftën”.- tha Imzot Angelo MASSAFRA, Arqipeshkv i Dioqezës Shkodër-Pult.

Një natë më parë u mbajt edhe mesha e vigjiljes, ku nuk mungoi edhe shfaqja e fishekzjarrëve dhe një koncert artistik pranë kishës katolike në Shkodër.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?