Besimi tek opozita, më falni tek kush opozitë?!

10 Janar 2021, 10:42| Përditesimi: 10 Janar 2021, 10:44

  • Share

Ne kete kohe kur shoqerine shqiptare e ka mberthyer incesiti, perdhunimi, skamja, varferia, vrasja, rrembimi, triloli, korrupsioni, ikja, emigrimi.Ne kete vend ku kallashi ka zevendesuar çdo gje, me kallash zgjidhen tenderat, me kallash zgjidhen problemet per nuse, kallashi eshte bere  kalem dhe leter.Kur shikon njeriu kete gjendje natyrisht i shkon mendja tek nje zgjidhje me e mire politike.Kjo zgjidhje eshte opozita e vendit.

Por kur shikon sesi drobitet opozita per te bindur shqiptarët se eshte zgjedhja me e mire te vjen te pyesesh. Cfare mund te beje opozita per krimin? Kush eshte programi i opozites per varferine?

Kush jane ekspertet qe bejne programin per sugurine e qytetarëve?

Sa eshte e sigurte qe opozita do beje gjerat qe thote?….

Pritshmeria eshte shume e vaket qe kjo te ndodhe. Kur shikon qe sot ne opoziten e sotme eshte Fatbardh Kadilli, Enno Bozdo, Flamur Noka, Genc Pollo, Kac Islami, Arben Ristani etj etj.

Të gjithë ne, kemi qenë pjesë e akropolit të sehirxhinjve. Bëhej sehir një jetë e tërë, që ngadalë vetvërvitej në mbeturina.

Pjesë e asaj që gëlqerja e bardhë e gënjeshtarëve nuk e mbulon dot.

Shumkush preferon ikjen, më mirë se sa përgjakjen e buzëve me zgërdhirje e ngërdheshje fallco, iluzion pas iluzioni e zhgënjim pas zhgënjimi.

Sinqerisht kontributi më i madh, që këta trotuarë mund t’i japin pleqërimit tim të parakohshëm, është pakuptimësia e tyre pedante. Variacionit, dikur të gjallë e lëvrues të këtij qytetit tim, sikur i ka dalë shpirti.

Të gjithë i mbajnë fshehurazi shpresat në targat e huaja, që po i varin këtij vendi.

A nuk do të qe më mirë sikur, në të njëjtën mënyrë që na garantohet një shëndetësi e besueshme nga turku, gjermani, amerikani, greku, iraniani, israeliti etj etj, të na garantohet edhe sistemi i drejtësisë, arsimit dhe rendit!

A mundet, minimalisht të marrim në konsideratë, t’i vetnënshtohemi një okupatori konkret, ashtu siç i jemi nënshtruar një okupatori mendor?!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?