Besiktas zyrtarizon Ernest Muçin, zbulohet shifra dhe paga e 22-vjeçarit! Feston edhe Tirana

9 Shkurt, 12:31| Përditesimi: 9 Shkurt, 14:54

  • Share

Ernest Muçi është lojtari i ri i klubit të Beshiktash. Në ditën e fundit të merkatos në Turqi, klubi nga Stambolli vendosi të kënaqë kërkesat e Legias së Varshavës që kërkonte 10 milionë euro për 22-vjeçarin. Vetë Muçi, sipas mediave në Turqi, do fitojë 1.8 milionë euro në sezon te Beshiktash, ndërkohë që do firmosë një kontratë për 3 vite e gjysmë.

Nga ky transferim përfiton edhe Tirana 1 milionë euro, pasi në 2021 kur e shiti te Legia mbajti 10% të kartonit të futbollistit. Në fillim Muçi e pati të vështirë përshtatjen në Poloni, por sidomos sezonin e fundit shpërtheu me gola dhe asist, duke luajtur si anësor.

Ora 14:53
‘Pak janë si Muçi’, Cungu në Report Tv për transferimin e sulmuesit: Pas Besiktas e pret Seria A ose Premier League

 

Muçi me kalimin te Besiktas është bërë lojtari i tretë më I shtrenjtë shqiptar në merkato pas Marash Kumbullës dhe Kristjan Asllanit.

“Një lojtar të cilit cilësitë nuk i kanë munguar asnjëherë të vetme. Hap pas hapi është nga lojtarët e pakët që është larguar nga kampionati shqiptar dhe ka treguar veten. Madje duke u ngjitur më lart në karrierën e tij sepse po shohim shumë lojtarë që largohen dhe kthehen pas 6 muajve. Muçi ka treguar një nivel tjetër, ka treguar vendosmëri tjetër, seriozitet tjetër dhe këmbëngulje tjetër. Jam i bindur se do bëjë shumë mirë te Besiktasi dhe shumë shpejt ta shohim të një kampionat tjetër si Seria A ndonëse ideale do ishte në Premier League,”-u shpreh Armando Cungu për Report TV.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?