Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini

Politikë

Besa Sahini kritikon Kurtin: E nisi mandatin si kryeministër duke bërë opozitë në Shqipëri! Lajmi më i mirë i zgjedhjeve, ndëshkimi që i dhanë votuesit LSI

27 Prill 2021, 15:06| Përditesimi: 27 Prill 2021, 16:12

  • Share

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka komentuar përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Shahini përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se Kurti filloi mandatin e tij si kryeministër duke bërë opozitë në Shqipëri.

Ajo shtoi se bashkëpunimi organik mes shqiptarëve patjetër nënkupton edhe angazhimin politik përtej kufijve. Por, tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.

Shahini shkruan se lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së, që sipas ish-ministres është një parti pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas, duke i shërbyer interesave të ngushta të udhëheqësit të saj. 

Kujtojmë se 2 dita para zgjedhjeve parlamentare, ajo njoftoi se do të vinte në Shqipëri për të votuar për Partinë Socialiste.

Pasi ka kryer detyrën e saj si ministre Arsimit, nga 28 dhjetorit të 2018 deri në shtator të vitit 2020, është larguar për në Kosovë.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?