BERZH: Rritja ekonomike do jetë 2.5%, po mbështetet fort nga turizmi! Kujdes inflacionin

27 Shtator 2023, 20:30| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 20:41

  • Share

Inflacioni i lartë i ushqimeve dhe zhvlerësimi i monedhave të huaja përkundrejt Lekut, po frenojnë rritjen e shpejtë ekonomike të vendit.

Në këtë konkluzion arrin BERZH në raportin e publikuar së fundmi, ku i qëndron vlerësimit të mëparshëm për një rritje ekonomike në Shqipëri në shifrën 2.5%. kurse qeveria pret që ekonomia këtë vit të rritet me 3.7%.

Në analizën e bërë thuhet se kërkesa e konsumit në muajit e parë të këtij viti ishte e ulët e ndikuar prej inflacionit, edhe pse është në rënie. BERZH thotë se nuk ndryshon parashikim për rritjen ekonomike të Shqipërisë për shkak se ende inflacioni është në shifra të larta dhe po gërryen të ardhurat e disponueshme të qytetarëve.

Më në raport theksohet se eksportet kanë pësuar një tkurrje të fortë për shkak të kërkesës së jashtme më të ulët dhe mbiçmimit të fortë të lekut, që arriti kulmin në muajin korrik, ku vlera e lekut ishte 12% më e lartë se në vitin e kaluar.

Sipas BERZH shkak për këtë zhvlerësim të monedhave të huaja është fakti se ka pasur shumë turistë të huaj, rritje të remitancave dhe të investimeve të huaja.

Sektori kryesor që po mbështet rritjen ekonomike është turizmi thotë BERZH, i cili thekson se rritja me 30% e turistëve në muajit e parë të vitit pritet të ketë ndikim në rritjen ekonomike në si afatshkurtër ashtu edhe afatmesëm. Ndërsa për vitin që vjen rritja ekonomike parashikohet të jetë 3.3%.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?