Foto ilustruese

BERZH: Qeveria shqiptare, dy paketa gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e qytetarëve dhe rritjen e pagave! Turizmi, sektori me performancën më të lartë

21 Nëntor 2023, 13:10| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 13:22

  • Share

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka publikuar së fundmi raportin e Tranzicionit për vitin 2023. Në Shqipëri, e vë theksin tek masat dhe politikat mbështetëse të qeverisë, që nga paketat e Rezistencës Sociale që i quan gjithpërfshirëse deri tek rritja e pagave në sektorin publik dhe rritja e pagës minimale.

“Pas zbatimit të dy paketave gjithëpërfshirëse të Rezistencës Sociale, me qëllimin për të mbrojtur familjarët dhe bizneset nga rritja e cmimeve, autoritetet filluan të reformonin dhe të rrisnin pagat në sektorin publik dhe rritën pagën minimale me 18% në 2023”, shkruan BERZH.

Duke vlerësuar se rritja ekonomike e Shqipërisë vijon pavarwsisht se me ritwm mw tw moderuar në vitin 2023, BERZH thekson se sektori i turizmit regjistroi performancën më të mirë gjatë këtij viti.

“Sektori i turizmit regjistroi performancën më të mirë, në terma të mbërritjes së turistëve të huaj dhe netë-qendrimeve. Sektori pritet të ketë një tjetër performancë të lartë gjatë këtij viti, ku 8 muajt e parë tregojnë 27% rritje në numrin e mbërritjeve të turistëve të huaj”, thuhet në raport.

Ndërkohë rritje ka shënuar edhe sektori i tregtisë me pakicë, Teknologjisë dhe komunikacionit si dhe sektori i ndërtimit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?