BERZH parashikim të zymtë për rimëkëmbjen e ekonomisë në 2021! Ul pritshmërinë nga 12% në vetëm 4.5%

1 Tetor 2020, 09:52| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 17:21

  • Share

TIRANË- Të dhënat pesimiste për ecurinë ekonomike të Shqipërisë vijojnë. Së fundmi Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e “Perspektivës Ekonomike Globale në rajonet e BERZH” mban të pandryshuar nivelin e recesionit i cili pritet të përfshij vendit. Sipas BERZH ekonomia do të tkurret me 9% shifër e njëjtë e dhënë në fillim të pandemisë. Ndërkohë ka rishikuar në një ulje prej më shumë se 7.5% pritshmërinë për rritjen ekonomike në vitin 2021. 

BERZH pati deklaruar që ekonomia do të rritej me 12% në vitin 2021, ndërsa në raportin e fundit thotë se rritja ekonomike do të jetë jo më shumë se 4.5% në vitin e ardhshëm. 
Në raport është theksuar edhe një herë ndikimin negativ që po jep varësia në turizëm në këtë drejtim. Nga ana tjetër mesa duket edhe procesi i rindërtimit nuk do të sjellë një frymëmarrje shumë të madhe për ekonominë e goditur nga koronavirus. 

Nga vendet Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi pritet që të kenë rënin më të madhe ekonomike si rrjedhojë e  goditjes së Covid-19.  Ndërkohë një ditë më parë ishte INSTAT që tregoi se rënia ekonomike në tremujorin e dytë ishte 10.2%.

(Kliko këtu) Raporti i plotë i BERZH

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?