Bërryli i CR7

'Bërryli' çështje kombëtare, Ronaldo i kërkon falje edhe ministrit saudit të sporteve

10 Prill, 21:31| Përditesimi: 10 Prill, 21:34

  • Share

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo ka qetësuar 'stuhinë' e krijuar ditët e fundit në lidhje me bërrylin kundër rivalit të Al Hilal dhe kartonit të kuq në Superkupën e Arabisë Saudite.

Pas humbjes ndaj rivalëve kryesorë, portugezi goditi me bërryl rivalin dhe komentet mbi këtë gjest ishin të shumta, aq sa ai u pezullua me dy ndeshje dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.

CR7 u përpoq ta qetësonte stuhinë me një tjetër gjest, këtë herë një kërkim falje karshi vendit ku jeton dhe luan që nga viti i kaluar. Ronaldo, sipas asaj që raportoi “Arriyadiyah”, i ka telefonuar ministrit saudit të sportit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, për t’i kërkuar falje edhe atij.

Nuk është hera e parë që portugezi e humb toruan gjatë lojës, as hera e parë që e telefonon ministrin e sporteve që nga zbarkimi në Ligën Pro Saudite. I vetëdijshëm se kishte bërë gabim, CR7 kërkoi falje dhe kështu e mbylli çështjen.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?