Bernard Arnault njeriu më i pasur në botë, kalon Elon Musk

27 Janar, 20:31| Përditesimi: 27 Janar, 20:33

  • Share

Bernard Arnault, president dhe CEO i kompanisë globale të mallrave luksoze LVMH (Louis Vuitton Moet Hennessy), entiteti që qëndron pas dhjetëra markave të mallrave luksoze si Louis Vuitton dhe Sephora, është tani njeriu më i pasur në botë, duke kaluar Elon Musk.

Pasuria neto e Arnault dhe familjes së tij u rrit në 207.8 miliardë dollarë, duke kaluar 204.5 miliardë dollarët e Musk, sipas listës së miliarderëve të Forbes.

Lajmi vjen teksa Tesla e Musk ka pasur vështirësi në tregun e aksioneve, duke rënë 13%, me Musk duke humbur më shumë se 18 miliardë dollarë në vlerë neto.

Ndërkohë, aksionet e LVMH u rritën me mbi 13%. Në vitin 2021, LVMH bleu Tiffany & Co. për afro 16 miliardë dollarë, e konsideruar si blerja më e madhe e markës luksoze ndonjëherë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vranishjoti: 27/01/2024 21:09

    e vertetuar me gjendjen civile te Coles qe eshte nga Kuci me pashaportizim ne Vlore

    Përgjigju
    • Or tej: 27/01/2024 22:54

      E nisi karrieren si skafist or teeeejjjjj

  • Well done!: 27/01/2024 20:57

    Arnault=Arnaut!.. është me prejardhje Arbëreshe(Arbnore=Arvanite)!

    Përgjigju
    • WoW: 31/01/2024 03:56

      Dhe kujt i plasi Vlora

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?