Berlusconi vijon i shtruar në spital në terapi intensive, vëllai i tij: Ka një përmirësim! E telefonon Meloni dhe Salvini

7 Prill 2023, 07:48| Përditesimi: 7 Prill 2023, 15:40

  • Share

Lideri i ‘Forza Italia’ Silvio Berlusconi ka kaluar natën e dytë në repartin e terapisë intensive në spitalin San Raffaelo në Milano, pasi po vuan prej disa kohësh nga leucemia dhe është shtruar në spital për të trajtuar një infeksion në mushkëri.

‘Jemi më të lehtësuar, ka një përmirësim! Ne kemi besim!’ tha vëllai i tij Paolo Berlusconi, i cili po i qëndron pranë.

Berlusconi, i cili mori një telefonatë inkurajuese nga Meloni dhe më pas telefonoi Salvinin, filloi terapinë për leuçeminë “për të kufizuar efektet negative të sëmundjes”. Në mëngjes, kreu i FI-së i telefonoi krerëve të partisë, të cilëve u rekomandoi angazhimin e tyre maksimal sepse "vendi ka nevojë për ne". 

Ora 15:23
Berlusconi nga spitali: Do t'ia dal edhe kësaj radhe, kam arritur të rikuperohem edhe në situata më të vështira

1680873837_bb.JPG

“Do t’ia dal edhe këtë herë, gjithmonë kam arritur të rikuperohem edhe në situata të vështira dhe delikate”. Kjo ishte ajo që tha Silvio Berlusconi dje në një telefonatë për ‘Il Giornale’ nga njësia e kujdesit intensiv San Raffaele.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?